Autoritetet greke kanë goditur një bandë prej 8 anëtarësh që vepronin në fushën e grabitjeve. 6 prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa 2 shtetas grekë.
Sipas mediave helene, banda kryente grabitje të armatosura në biznese, shtëpi dhe parkingje private në zona të ndryshme të Atikës.
Policia ka publikuar të gjithë shqiptarët e të ndaluar bashkëngjitur dhe disa të dhëna personale.
Gjatë grabitjeve, banda vepronte me 2-5 veta dhe i afroheshin objektit që donin të grabisnin. Ndërkohë, ata kryenin grabitje me maska, armë zjarri, pajisje shkarkimi elektrike, armë të mprehta etj.
Për t’i shpëtuar përgjimit nga policia, grabitësit përdornin karta telefoni me emra personash inekzistentë. Policia sekuestroi një sasi të madhe objektesh: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me liçencë të falsifikuar, 2 liçenca të falsifikuar, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj.
Policia konfirmon se grupi i grabitësve ka kryer këtë veprimtari: 6 pika karburanti të grabitura, 2 grabitje në parkime private, 1 grabitje shtëpie dhe 1 motorçikletë.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin Publik të Athinës, ndërsa hetimi për përfshirjen e tyre në vepra të ngjashme do të vazhdojë.
Ata janë: Mirel Kasaj, Roland Roshi, Dionis Rustemi, Marinel Murataj, Dhimiter Ramadani dhe Erius Tafaj.
/a.r