Ambasadori shqiptar në Francë Dritan Tola ka dhënë një intervistë në “Radio France”, ku ka shpjeguar rrethanat dhe reagimet ndaj incidentit të ngatërrimit të himnit tonë kombetar gjate ndeshjes France-Shqiperi.
Sipas ambasadorit ajo qe ndodh para ndeshjes ne Stade de France, eshte nje gabim protokollar qe mund te ndodhe dhe nuk prek marredheniet dypaleshe. “Pergezoj ekipet per ndeshjen, francezet dhe shqiptaret per futbollin qe luajten. Incidenti me himnin eshte per te ardhur keq, por reagimi i autoriteteve franceze dhe qindra telefonatat e marra nga ambasada nga njerez te thjeshte, franceze dhe shqiptare, jane nje mbeshtetje qe e bejne kete incident nje ngjarje relative dhe qe nuk le gjurme”.
Ambadadori konfirmoi qe autoritetet me te te larta franceze kane kerkuar ndjese prane Federates shqiptare te futbollit dhe qeverise shqiptare. Nje mesazh i tille u nise nga Presidenti Macron per kryeministrin Rama.
Dritan Tola konfirmoi se ndeshja e kthimit ne Tirane ne nentor do te jete nje feste, gjate se ciles do inaugurohet edhe stadiumi i ri kombetar i Shqiperise. “Padyshim qe himni francez do te luhet para ndeshjes”, tha Tola