Shpërndante në parkingjet midis Qendrës Rossini dhe fast-food-eve në zonë. Një kilogram kokainë e pastër, i është gjetur në shtëpi një shqiptari dhe i është sekuestruar nga karabinierët të komandës provinciale Pesaro dhe Urbino ditën e djeshme.
Në pranga ka përfunduar shtetasi shqiptar me iniciale M.B., ish-i dënuar 33 vjeç, banues në Santa Veneranda, ku jetonte së bashku me gruan e tij dhe tre fëmijët e vegjël. Shpërndaje dhe posedim droge janë akuzat për shqiptarin, i cili ishte i papunë dhe i panjohur për regjistrin e taksave pavarësisht se jetonte në Itali prej 15 vjetësh.
Përveç 970 gram drogë, në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën edhe 10 mijë euro para të gatshme, të konsideruara të ardhura të paligjshme, dhe të gjithë setin e drogës, si peshoren precize dhe lëndën përzierëse.
Shqiptari u kap dhe bllokua nga karabinierët mesnatës e së premtes në makinën e tij pak pasi kishte shpërndarë drogë në parkingun në pjesën e prapme të restorantit Amerika Graffity, në rrugën mes lagjeve. Sapo i kishte shitur dy doza kokaine një blerësi lokal për 200 euro.
Sasia e sekuestruar e drogës e përgatitur dhe e shpërndarë në këtë provincë do i kishte siguruar shqiptarit një shumë prej 250 mijë eurosh.