Irani aktivizoi centrifugat e avancuara, prodhimi i të cilave do të rrisë stoqet e uraniumit të pasuruar, prodhuar në vend, deklaroi sot zëdhënësi i Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike (OIEA), Behrouz Kamalvandi.
Kamalvandi detajoi para shtypit masat për fazën e re të planit të reduktimit të angazhimeve të marra nga Irani në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, e arritur në Vjenë në vitin 2015.
Ai këmbënguli në faktin se angazhimet e marra nga Irani mbi transparencën e aktiviteteve bërthamore do të respektoheshin si më parë.//ATSH