Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte i pranishëm sot gjatë konstituimit të këshillit të qarkut Lezhë, ku shprehu rëndësinë e madhe që ka zgjedhja e personaliteteve me peshë të mirëfilltë përfaqësuese, për të gjithë qytetarët.
“Përfaqësuesit tanë duhet të na ngjajnë ne. Ata duhet të jenë si ne në nder, në vlera, në qytetari, në profesionalizëm, në devocion ndaj detyrës dhe qytetarëve, etj. Qytetarët duhet të gjejnë një shembëllim të vlerave të veta tek drejtuesit që zgjedhin për të prirë”, u shpreh Lleshaj.
“Unë dua të besoj fort, se tek drejtuesit e rinj të Qarkut, qytetarët e Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës shohin një pjesë të mirë të vetes së tyre. Ky është një hap i vogël, por i rëndësishëm për vendosjen e standardeve të reja në qeverisjen vendore”, përfundoi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
/a.r