Një person është gjetur pa shenja jetë në një motel në Graçanicë.
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në një motel në Graçanicë, por arsyet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë të ditura.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjor për ekspertizë.
Ndërkohë, nuk dihen ende detajet të tjera rreth ngjarjes.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjor, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit”, raporton Ekspress.
g.kosovari