Franca ka mungesa të rëndësishme por edhe luksin e zgjedhjes si pak kombëtare të tjera të Europës. Edi Reja e kishte nënvizuar këtë fakt kur u pyet për kampionët e botës që nuk do të ishin të gatshëm për sfidën e 7 shtatorit kundër Shqipërisë.
Kuqezinjtë nuk duhet të jenë shumë të qetë, pas formacionit të mundshëm të “Gjelave” të projektuar nga mediat franceze.
Didier Deschamps nuk do t’i lerë asgjë rastësisë dhe përpara kapitenit Lloris do të rreshtojë në mbrojtje Lenglet të Barcelonës e Varane të Realit në qendër.
Në krahë luan dyshja e Bayern Munich që shkëlqeu në Botërorin 2018, Varane dhe Hernandez.
Mungesat e Pogba e Kante në detyrojnë teknikun e Francës të rikompozojë mesin e fushës, por edhe këtu ka zgjedhje pafund.
Mjafton të lexosh emrat e Tolisso, Matuidi dhe Lemar.
Deschamps ka rikuperuar edhe Oliver Giroud, që bashkë me Griezmann dhe Coman pritet të formojnë tridhëmbëshin e frikshëm të sulmit të “Gjelave”.
g.kosovari