Grupet për të drejtat e kafshëve janë duke u përpjekur të identifikojnë një grua e cila është filmuar duke i djegur fytyrën një qeni të vogël.
Në një video të shpërndarë në rrjet, një grua duket teksa e fik cigaren në fytyrën dhe sytë e një qeni të vogël ngjyrë bardhezi.
Një shoqëri për mbrojtjen e kafshëve në Singapor është duke u munduar të gjejë gruan në fjalë pas shpërndarjes së videos të dhimbshme muajin e shkuar.
Ndër të tjera, ajo duket duke tymos një cigare dhe më pas kap qenin dhe ia shtyn cigaren në sy apo fytyrë.
Më pamundësi për t’u mbrojtur këlyshi dëgjohet duke ulëritur nga dhimbjet.
Pamjet e turpshme vazhdojnë për 4 minuta ndërsa gruaja vazhdon t’i bëjë të njëjtën gjë pa pushim kafshës së gjorë.
Tashmë organizata po kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për identifikimin e saj pasi u mor vesh se pamjet mund të jenë filmuar në Singapor apo në ndonjë vend në rajon. /l.m