Kandidatura e Michel Platini per presidencen e FIFA-s nuk do te shqyrtohet gjate kohes prej 90 ditesh kur ai eshte i pezulluar, beri te ditur organi suprem i futbollit boteror nepermjet nje njoftimi zyrtar te marten, nderkohe qe zgjedhjet do te zhvillohen me 26 shkurt 2016.
Kandidatura e presidentit te UEFA-s nuk do te shqyrtohet para 5 janarit 2016, data kur atij i perfundon pezullimi. Komisioni elektoral “do te vendose” pas asaj date, theksoi presidenti i tij, Domenico Scala, ne njoftimin zyrtar ne fjale pas mbledhjes urgjente te komitetit ekzekutiv te FIFA-s ne Zurich.
Pezullimi i Michel Platini, per te cilin ai ka apeluar, nuk eshte provizor, por nje vendim perfundimtar i komisionit te etikes.
I pezulluar nga çdo aktivitet futbollistik, Platini eshte zevendesuar zyrtarisht te marten nga spanjolli Angel María Villar Llona.