Qytetarët të cilët vijnë nga jugu ose nga veriu i vendit përmes autostradës Tiranë-Durrës nuk do të duhet të shqetësohen më për hyrjen në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka finalizuar një tjetër investim duke bërë të mundur mirëmbajtjen e shtresave të asfaltit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.
Rruga “Dritan Hoxha” është një aks kryesor në kryeqytet, ku qarkullojnë shumë makina dhe për të mos bllokuar qarkullimin, ekipi ka punuar gjatë natës për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike.
Krahas ndërtimit të rrugëve të reja, Bashkia e Tiranës i kushton një vëmendje të posaçme edhe mirëmbajtjes së shtresave asfaltime në rrugët ekzistuese, vijëzimit, sinjalistikës dhe kangjellave, për ta bërë sa më të lehtë përditshmërinë e banorëve e duke rritur sigurinë e tyre.