Kuvendi nisi sot nga seancë e parë plenare, pas pushimeve por ka pasur edhe një protestë para nisjes së punimeve.
Fondacioni për trajtimin e fëmijë që vuajnë nga sindroma Down e priti me protesta nënkryetarin e parlamentit, ish-deputetin demokrat, Myslym Murrizi.
Protestuesit ishin në hyrje të Kuvendit, kur po kalonin deputetët që do të marrin pjesë në seancën e parë.
Protesta e paralajmëruar u zhvillua sepse nga komentet e tij, Murrizi, i cili mban edhe postin e zëvendësit të Gramoz Ruçit, në rrjetet sociale ofendoi një komentues me fjalët “Down, ik qërohu”.
Ky koment solli reagimin e fondacionit dhe shoqërisë civile, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij./NOA.al