Në rrugën “Xhanfize Keko” po kryhet investim i rëndësishëm me materiale bashkëkohore për rrjetin e ujësjellësit . Sipas punonjësve të UKT-së ky investim madhor për këtë zonë do të sjellë ndryshime të dukshme të sasisë dhe cilësisë së furnizmit me ujë.
Sipas njoftimit, specialistët dhe grupet e ujësjellësit po punojnë pa ndërprerje, deri në orët e vona të mbrëmjes për të finalizuar këtë projekt. Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.
Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT. /l.m