Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit për Lojtarin e Vitit, ku në garë ishin Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Virxhil Van Dajk, pati edhe disa prononcime tre protagonistët.
Por, përshtypje bënë dy “armiqtë” e përjetshëm, Mesi e Ronaldo. Teksa u pyetën nga prezantuesja, se a i mungojnë njëri-tjetrit, tashmë që portugezi është transferuar tek Juventusi në Itali, ja si u përgjigjën të dy:
Mesi: Është një rivalitet i madh. Reali është një ekip i madh në Spanjë, dhe dihet rivaliteti që kemi në Spanjë.
Ronaldo: Ne kemi ndarë skenën, unë dhe Mesi, për 15 vite bashkë. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë kjo në futboll. Dy futbollistë të njëjtë, në të njëjtën skenë, gjithë kohës. Nuk është e lehtë. Madje, ne nuk kemi ngrënë as një darkë bashkë kësaj kohe. Por, është diçka e bukur. Më mungon të luaj në Spanjë. Kemi atë betejën bashkë, që e kemi prej 15 vitesh. Ai më shtyn përpara mua, por edhe unë atë. Është bukur të jesh pjesë e historisë së futbollit. Unë jam aty, por edhe Mesi gjithashtu. Të tërhiqemi në të njëjtën kohë? Mesi është 2 vite më i ri se unë. Por, mendoj se unë dukem mirë për moshën time. Nuk jam keq(qesh). Shpresoj të jem sërish këtu pas një viti, e pas dy vitesh. Njerëzit që nuk më duan, do më shohin këtu.
g.kosovari