Kryeministri Edi Rama, ka postuar foto albumin nga pastrimi në disa prej bashkive të vendit.
Rama shkruan se nuk kanë të mbaruar kodrat me plehra, të krijuara në një periudhë të gjatë braktisjeje të detyrës e të shërbimeve ndaj komunitetit, në bashkitë ku 30 qershori i hapi rrugë një katërvjeçari qeverisjeje të përgjegjshme.
Postimi i plotë:
“Në Pogradec, Vaun e Dejës, Mat, Kukës, ku s’kanë të mbaruar kodrat me plehra, të krijuara në një periudhë të gjatë braktisjeje të detyrës e të shërbimeve ndaj komunitetit, në bashkitë ku 30 qershori i hapi rrugë një katërvjeçari qeverisjeje të përgjegjshme, me sytë tek e ardhmja e tek qytetarët pa dallim.”
/a.r