DIBËR – Zgjidhet më në fund ngërci me hetimin e dosjes së bujshme 184 në lidhje me dyshimet për shit-blerje të votave në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Dibër në 2016-ën. Pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ja delegoi për moskompetencë dosjen Prokurorisë së Dibrës, kjo e fundit ka vendosur ta regjistrojë dosjen.
Në fillim të shtatorit pritet të hidhet shorti mes dy prokurorëve. Ndërkohë, gazetari Arsen Rusta raporton se drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi (Cani), nuk do të jetë pjesë e shortit për shkak të lidhjeve familjare me një nga personat në hetim për këtë dosje. Bëhet fjalë për Arben Keshin, i cili është kushëri i bashkëshkortit të kryeprokurores së Dibrës. /shqiptarja/