Biznesmenit shqiptar, Benjamin Prelvukaj ka marrë vëmendjen e mediave amerikane.
Së fundmi, New York City Association of Hotel Concierges, shkruan se pronari dhe presidenti i restoranteve më të famshme në NY dhe në krejt shtetet e SHBA, deri në Japoninë e largët, Benjamin Restaurant Group me shqiptarin z.Alban Benjamin Prelvukaj, u nderua me çmimin e arritjes jetësore 2019 NYC Hotel Exellence Awards! – “Lifetime Achievement Award for the 2019 NYC Hotel Excellence Awards“.
Me një ekip të shquar në të tre restorantet e tij të mahnitshme të NYC, ‘Benjamin Steakhouse Prime’, ‘Benjamin Steakhouse’ dhe ‘The Sea Fire Grill’, nuk kishte as pyetje kur juria e ndarjes së këtij çmimi do të vendoste se kujt duhet t’i shkonte cmimi “The Silver Plume Lifetime Achievement Award 2019”.
Alban Benjamin Prelvukaj ka treguar vazhdimisht për historinë e tij të jashtëzakonshme, të një shqiptari të suksesshëm në Amerikë.
Fillimisht ai punoi si kamerier, pastaj u bë pronar i restoranteve më të mirë në New York dhe tani ai është i pranishëm edhe në Japoni.
”Sot kam 4 restorante në New York dhe një në Tokio. Unë jam shqiptari i parë që kam një restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri më tani”, thotë Prelvukaj.
“Unë nuk e kisha ëndrrën amerikane, por kur filloi lufta në Kosovë dhe situata ekonomike u bë më e vështirë, ne vendosëm të largohemi”, thotë Prelvukaj, i cili shton se shumica e punonjësve të tij janë shqiptarë.
“300 punëtorë janë shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar sepse dua të hap derën për rininë shqiptare në mënyrë që të vazhdojnë jetën e tyre në New York”, thotë Prelvukaj.