Çifti më i njohur i shoëbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, janë vetëm një hap larg për t’i dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. “E! Neës” ka konfirmuar se Liam ka plotësuar dokumentat për divorc. Në dokumentat e sigurua citohet se arsyeja e ndarjes janë ndryshimet e papajtueshme mes tyre, ndërsa dita e divorcit nuk është caktuar ende.
Miley dhe Liam bënë një marrëveshje paramartesore, ç’ka do të thotë se ata nuk do të “luftojnë” për çështjen e financave. Gjithashtu është mësuar se Hemsëorth nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore.
Pavarësisht se ata nuk kanë fëmijë, kanë disa kafshë për të cilat duhet të mendojnë. Ata të dy kanë 15 kafshë në total, 7 qenë, 2 kuaj, 2 kuaj të vegjël, 3 mace dhe 1 derr.
Megjithatë Liam e ka vendosur të mos luftojë për kujdestarinë e kafshëve, sepse për të gjithë ato do të kujdeset Miley. Burime pranë tyre kanë thënë për “TMZ” se Liam mund ta bënte këtë gjë, sepse Kalifornia ka një ligj të ri sipas të cilit një grup gjyqtarësh vendosin se cila palë në divorc është më e përshtatshme për t’u kujdesur për kafshët. Miley ka marrë më shumë kafshë në shtëpi, prandaj Liam dëshiron që ajo të vazhdojë të kujdeset për to.