Dy shqiptarë të moshës 27 dhe 29 vjeç u arrestuan nga policia në Milano për dy vjedhje nëpër shtëpi në Italinë Veriore. Në njërën prej grabitjeve, ata morën një makinë BMW me vlerën e 100 mijë eurove dhe katër orë të çmuara.
Hetuesit e policisë mbyllën operacionin pasditen e djeshme pas një hetimi që zgjati disa ditë.
Njëri prej policëve të komisariatit të Cinisello Balsamo, ndërsa po shkonte në punë vuri re dy burrat që ishin në BMW 645, e parkuar në oborrin e një banese në, ku shoferi mbante një dorezë.
Nga verifikimi i targës, zbulohet se ajo është e vjedhur nga një Fiat, ndërsa BMW-ja ishte vjedhur në Brescia më 9 gusht, ndërsa ishte në pritje të regjistrimit, shkruan “Il Giornale”.
Hetuesit u vunë nën vëzhgim dyshen, duke zbuluar se ata lëviznin drejt banesës së tyre në Rrugë “Cezena” me një taksi.
27-vjeçari u arrestua menjëherë, tjetri arriti të shpëtojë për rreth njëqind metra përgjatë Rrugës “Aosta”, ku u arrestua pas një përleshje. Një agjent policie dëmtoi këmbën.
Në makinë u gjetën mjete të ndryshme të përdoruara nga hajdutët për të kryer vjedhje, ndërsa në shtëpi u zbuluan sendet e vjedhura përfshirë varëse dhe orë të shtrenjta.
Vjedhjet në shtëpi janë kryer në Verona dhe Reggio Emilia, ndërsa grabitje e makinës është bërë në Bonate Sopra (Bergamo), ku ata kërcënuan me kaçavidë një fqinj, i cili kishte dalë duke ndier zhurmën jashtë.
g.kosovari