Shpërthimi i dy predhave të Luftës së Dytë Botërore në malin e Shëndëllisë ka ndezur një zjarr të madh. Flakët kanë rënë në zonën pyjore, duke djegur kullota e shkurre.
Konkretisht, zjarri është shfaqur në majën e malit të Shëndëllisë, e cila bashkon Tepelenën me Memaliajn.
Sipas të dhënave të fundit, forcat zjarrëfikëse e kanë tepër të vështirë të futen në terren për shkak të relievit të ashpër.
Zona në fjalë përbën rrezikshmëri, për shkak se kanë mbetur shumë predha të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, të cilat nuk janë çmontuar. /l.m