Rreth 4 mijë maturantë të cilët nuk i kanë kaluar provimet në fazën e parë, e cila u zhvillua në muajin qershor, do t’i rijapin duke nisur nga 27 gushti deri në datën 6 shtator.
Nëse maturantët kalojnë provimet e Maturës Shtetërore në vjeshtë atëherë ata nuk e humbasin shansin për të aplikuar për në universitete, por gjithmonë nëse arrijnë një mesatare mbi 6,5.
Ndërkohë, të gjithë ata të cilët deri më tani nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e parë, por dhe nuk kanë plotësuar formularin A1 Z, për të ndjekur shkollë të lartë, apo ata të cilët kanë studiuar jashtë dhe për arsye të ndryshme janë kthyer dhe e kanë bërë njehsimin e diplomës, kanë afat deri nesër, datë 23 gusht. /l.m