Besnik Mustafaj analizoi sot në studion e News 24, zhvillimin e fundit lidhur me dosjen 184, që u transferua për hetim në Prokurorinë e Dibrës.
Mustafaj tha se dërgimi i saj në periferi, do të thotë se Prokuroria e Krimeve të Renda ka kapitulluar para presionit, dhe se presionin, sipas tij, e bën qeveria, askush tjetër.
Mustafaj shtoi se një Prokurori rrethi e ka të pamundur të hetojë zyrtarë të lartë, ministra apo deputetë.
Ndërkohë, duke e cilësuar akt të rëndë, Mustafaj pohoi se kjo është kryer nga prokurorja e Përgjithshme Arta Marku.
Sipas tij, kjo është taksa që Marku duhet të paguajë, për t’u emëruar sërish prokurore e Përgjithshme, pasi aktualisht është me statusin e përkohshme.