Tre persona kanë humbur jetën në Greqi pasi helikopteri në të cilin ata ndodheshin ra në kontakt me telat e energjisë elektrike dhe përfundoi në det.
Ngjarja sipas mediave të vendit fqinj ndodhi në ishullin Poro. Trupat e viktimave u nxorrën nga deti dy orës pas aksidentit.
Në operacionin e kërkimin u përfshinë 6 nëndetëse të marinës dhe një helikopter ushtarak.
Si pasojë e aksidentit ishulli Poros dhe disa zona të Galatas kanë mbetur pa energji elektrike.
Mësohet se helikopteri u ngrit nga Kraniti në Galata dhe destinaconi i fundit ishte aeroporti i “Eleftherios Venizelos”.
/a.r
Ra në kontakt me telat e energjisë, helikopteri rrëzohet në det on Vidnews.