Tragjedia e dytë për familjen nga Elbasani. Humbja e djalit të tyre, Ledio Cërrikut, 19 vjeçari që për dy ditë mbushte 20 vjec, në një aksident në Itali, vinte pak orë pasi ai kishte humbur dajën e tij.
19 vjeçari me origjinë shqiptare humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne, pasi skuteri me të cilin udhëtonte u përplas me një furgon.
“Ansa” shkruan se i riu i cili priste të mbushte 20 vjeç brenda pak ditësh, quhet Ledio Cërriku dhe kanë publikuar edhe foton e tij.
Në profilin e tij në Faceook, Ledio pak orë para se të humbte jetën ka bërë një postim prekës për dajën e tij që e kishte humbur.
g.kosovari