Një shqiptar është arrestuar në provincën e Pistoia në Itali, nën akuzën e kërcënimeve të vazhdueshme ndaj ish-partneres së tij.
Mediet fqinje raportojnë se si pasojë e kërcënimeve të 40-vjeçarit, ish-partnerja e tij ishte detyruar të ndërronte vendbanim.
Mësohet se marrëdhëniet mes personave kishin degraduar që kur gruaja kishte vendosur të ndërpriste marrëdhënien.
“Që nga ai moment kishin filluar ofendimet dhe kërcënimet ndaj saj, duke i shkuar çdo ditë në shtëpi dhe në vendin e punës. Ai e ngacmonte me telefonata, aq sa gruaja ishte detyruar të shpërngulej nga krahina”,– raporton media italiane.
Aktualisht ndaj shqiptarit është marrë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.
g.kosovari