rsenal e ka nisur sezonin e ri të Premier League me një fitore 1-0 në fushën e Newcastle. Takimi është vendosur nga një gol i Aubameyang në minutën e 58-të.
Sulmuesi afrikan, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të 50-të në Premier me Arsenal-in, ka realizuar 33 gola në kampionatin anglez më “Topçinjtë” që nga debutimi i tij në shkurtin e 2018-ës. Vetëm Mohamed Salah (36) ka shënuar më shumë gola në këtë kompeticion në të njëjtin hark kohor.
E ka nisur nga stoli ndeshjen Nicolas Pepe, lojtari që Arsenal bleu nga Lille për 80 milionë euro këtë verë. Ylli i Bregut të Fildishtë ka bërë debutimin e tij në futbollin anglez në mintën e 71-të.
Edhe ish-sulmuesi i Milan-it, Patrick Cutrone, ka bërë debutimin e tij sot në Premier League me Wolves, që ka barazuar 0-0 në fushën e Leicester. Sulmuesi italian është aktivizuar në minutën e 76-të.
Miqtë, në fakt, kanë arritur të gjejnë rrjetën në minutën e 51-të më Dendoncker, por goli është anuluar nga VAR për një prekje të topit me dorë.
/a.r