Vjen rradha e Pjetrit te kunderpergjigjet ndaj akuzave pa fund te PD-se.
Kryetari socialist i bashkisë së Shkodrës më 30 qershor Valdrin Pjetri ka reaguar përmes dokumenteve në lidhje me akuzat e PD ndaj figurës së tij.
Pjetri poston në rrjetin social dy faksimile të certifikatave të shtetit italian, që vertetojnë pastërtinë e figurës së tij në Itali
“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.
Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.
Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.
Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, reagon Pjetri.