16-vjeçari T.R, i cili mbrëmjen e datës së 6 gushtit, në rrugën “Vaso Pasha”plagos me thikë shtetasi O.T, 17 vjeç, është vetëdorëzuar në polici. Për sa i përket 17-vjeçarit të plagosur, gjendja e tij shëndetësore është e rënduar dhe ndodhet në spitalin ushtarak nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Policia njofton se vetëdorëzimi i 16-vjeçarit erdhi pas bashkëpunimit të tyre me familjarët. I arrestuari tashmë do të përballet me akuzën për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë . /l.m