Aplikacioni i mesazheve Whatsapp ka rëndësi të madhe për përdoruesit, shumica e të cilëve e përdorin edhe në marrëdhëniet e punës. Por një ekip studiuesish kanë zbuluar një dobësi të rrjetit social, që mund të shfrytëzohet nga hakerat.
Këta të fundit mund të ndërhyjnë në listën e kontakteve të përdoruesve të Whatsapp dhe të dërgojnë mesazhe false. Kjo do t’ju shkatërronte jetën dhe karrierën, nëse këto mesazhe dërgohen tek njerëzit e gabuar.
Ekspertët e sigurisë të Check Point Research e kanë paralajmëruar Whatsapp për ekzistencën e tre gabimeve të sigurisë që kanë të bëjnë me mesazhet private.
Një zëdhënës i Whatsapp i tha britanikes “Metro” se e kanë marrë në shqyrtim këtë paralajmërim. Pas analizës së kryer, zëdhënësi shtoi se pretendimi i grupit të ekspertëve nuk ka lidhje me cënimin e sigurisë së bisedave private të përdoruesve.
/a.r