Zjarri i rënë në fashatin Vreshtaz në Fier duket se ka marrë përmasa të mëdha dhe është i pa mundur lokalizimi i tij.
Mësohet nga burimet paraprake se deri më tani janë djegur 2 shtëpi të pabanuara dhe dhjetra rrënjë ullinj, duke shkaktuar kështu një dëme të konsiderueshme.
Zjarri po mundohet të lokalizohet sepse janë duke u rrezikuar banesat.
Ndërkaq bëhet me dije se në krye të kësaj pune janë vënë forcat zjarrfikëse të Patosit, të udhëhequr nga shefi i forcave zjarrfikëse, Alket Halimi.
Terreni i thyer dhe paksa i vështirë bënë që dhe nderhyrja të jetë e pamundur.
/a.r