Drejtësia ruse ngriu sot llogaritë e organizatës dhe bashkëpunëtorëve të opozitarit kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny, në qendër të një hetimi për “pastrim parash” në sfondin e represionit të një lëvizjeje të rëndësishme protestash në Moskë
“Gjykata e Presnenskit urdhëroi ngrirjen e llogarive të organizatës dhe bashkëpunëtorëve të opozitarit kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny”, theksoi në rrjetin social Twitter zëdhënësja e opozitës, Kira Iarmych, duke shtuar se llogaria bankare e ekipit të Navalnyt është bllokuar gjithashtu, edhe pse nuk bën pjesë në këtë çështje.
Komiteti rus i hetimit njoftoi të shtunën e kaluar hapjen e një procesi gjyqësor për “pastrim parash” kundër organizatës së Navalnyt, akuzuar për përfitim të paligjshëm të shumave që arrinin deri në rreth një miliardë rubla (13,8 milionë euro).
/a.r