As në Bashkinë e Matit nuk ndodhi siç ishte parashikuar. Dy ditë më parë vendorët kishin premtuar zhvillimin e mbledhjes së parë të këshillit bashkiak në sallën e bashkisë, ndërkohë gjatë natës së fundit punonjës të administratës kishin vendosur çelsa të tjerë mbi derën e sallës së këshillit.
Rreth orës 09.30 punonjës të Policisë Bashkiake, administratorë të njësive lokale, drejtorë të bashkisë dhe disa militantë ishin tubuar para derës kryesore, duke krijuar një situatë jo normale.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu zhvilloi një takim me kryebashkiakun Nezir Rizvani dhe i kërkoi të zbatonte ligjin për dorëzimin e detyrës. Rizvani është shprehur se do të zbatojë vendimin politik të subjektit që përfaqëson, pra nuk ka pranuar të jetë në ceremoninë e konstituimit të këshillit të ri bashkiak dhe betimin e kryetarit të zgjedhur me 30 qershor, Agron Malaj.
Mbledhje u zhvillua në mjediset e Nënprefekturës së Matit. Nga 21 këshilltarë morën pjesë në mbledhjen e parë 19 këshilltarë, ndërkohë njëri prej tyre u gjet nga komisioni i mandatave në shkelje të ligjit, kishte konflikt interesi.
Më shumica votash u zgjodh kryetare e këshillit bashkiak Mat, Elisa Gjasta dhe anëtarë të këshillit të Qarkut Dibër Halit Palamani, Hasan Pasha dhe Elisa Gjasta. Gjatë mbledhjes kryetari i ri i bashkisë Mat Agron Malaj u betua se do të jetë në shërbim të qytetarëve matjanëve dhe se do të zbatojë me korrektësi ligjin. Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes nuk kishte protestues para bashkisë dhe kryetari Malaj nisi nga puna në zyrën e tij, i duatrokitur nga dhjetra qytetarë. /tirananews.al/