Në orët e para të mëngjesit të sotëm Antimafia italiane ka arrestuar bosin mafioz Domenico Crea, 37 vjeç, i shpallur në kërkim prej vitit 2015 dhe i renditur në listën e Ministrisë së Brendshme italiane si një nga personat më të rrezikshëm të mafias italiane.
Domenico Crea është bosi i familjes mafioze Rizzicone i mafias kalabreze Ndrangheta.
Pas 3 vitesh hetimi, Antimafia italiane ka ekzekutuar gjatë natës së shkuar operacionin për arrestimin e tij me ndihmën e instrumentave tekonologjik super të sofistikuar, të cilët identifikuarn praninë e bosit mafioz në një vilë në komunën Santa Domenica di Ricati në provincën e Vibo Valentias, në Kalabri.
Vila është në pronësi të familje vendase. Mafiozi Domenico Crea ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij e të dy vajzave.
Në momentin e arrestimit iu sekuestruan 5 mijë euro cash.
Më 4 prill të 2019, Gjykata Italiane e ka dënuar Domenico Crea me 21 vite burg për pjesëmarrje në aktivitet mafioz, kërcënim të dhumshëm, zhvatje, armëmbajtje ilegale etj.
g.kosovari