Një aksident ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të Sukthit në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksident ka shkaktuar trafik të rënduar në autostradë.
Fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në disa automjete si pasojë e përplasjeve zinxhir.