Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, shprehet se Partia Demokratike është gati për zgjedhjet e 13 tetorit, por vetëm me një kusht, që nuk është largimi i Ramës, por praninë e ndërkombëtarëve.
“PD po merret me rimobilizimin e strukturave dhe po përgatitet për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në rrethanat e një qeverie tranzitore. PD po punon në drejtimin e duhur. Jemi gati për 13 tetorin.
Presim ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, të cilëve u bëj thirrje që të rikthejnë situatën krah vlerave demokratike”, deklaroi Gurakuqi në A2 CNN.
Ish-deputeti nënvizoi se ndërkombëtarët “janë të vëmendshëm” në lidhje me krizën politike në vend:
“Në fakt, është e nevojshme një ekspertizë më e detajuar në lidhje me mundësinë e daljes nga kriza. Është e nevojshme ndërhyrja në sistemin e drejtësisë kushtetuese dhe në rikthimin e legjitimitetit të Parlamentit të cenuar në mënyrë brutale nga Komisioni i Mandateve në shkurt të vitit 2019”.
Kur u pyet nëse PD-ja do të pranonte të ulej në negociata me Edi Ramën, Gurakuqi tha:
“Në negociata nuk mund të jetë ai që shkatërroi skemën e demokracisë shqiptare. PD diskuton me çdo faktor politik që ndahet nga organizata kriminale që shkatërroi Shqipërinë”.