Nga sot Erion Isai merr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Kolonjës. Kryetari i bashkisë së Kolonjës. Ditën e sotme u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të Kolonjës dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Erion Isai.
E pranishme në konstituimin e Këshillit Bashkiak ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse qeverisë, Elisa Spiropali.
“Nën hijen e fotove të hijshme dhe të shkuara të Dhimitër Vangjelit, bëmë konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të Kolonjës për të ardhmen po aq të hijshme. Forca Erion, Kolonja e meriton” deklaroi Spiropali.
Betimi i Isait në krye të Kolonjës u përshëndet edhe deputeti i PS-së Niko Peleshi. Ai u shpreh se entuziazmi i Erion Isait për të dëshmuar se ka ardhur koha e zhvillimit lokal është mbresëlënës.
“Mbresëlënës entuziazmi i Erion Isait për të dëshmuar se ka ardhur koha e lokalizmit të shëndetshëm, koha e komuniteteve dhe zhvillimit lokal. Punë të mbarë Erion”, shkruan Peleshi.