Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një person i cili tentoi t’i jepte para efektivit të policisë në mënyrë që të shpëtonte nga gjoba.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” ku drejtuesi i mjetit të ndaluar me iniciale A. B, 40 vjeç, gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e testimit për alkool, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Në këto kushte efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve janë evidentuar dhe goditur edhe dy raste të tjera të mitëdhënies.