Situata te Real Madridi pas humbjes 7-3 kundër Atletico Madrid-it nuk ka qenë më e mira e mundshme. Trajneri Zinedine Zidane dhe futbollistët janë kryqëzuar, ndërsa merkatoja zien me largime dhe afrime të mundshme.
Sulmuesi Mariano ka ngritur zërin duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga klubi spanjoll. 25-vjeçari u rikthye me pritshmëri të mëdha nga Lyon-i, por nuk ja doli të kthehej në titullar dhe të bënte mirë.
Ai do skuadër të re, pasi nuk do të qëndrojë dhe një sezon në stol, prandaj ka gjetur gjuhën e përbashkët me Monacon. Lojtari dhe klubi i principatës janë dakord, ndërsa tani mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve.
g.kosovari