Një sherr mes të rinjve ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në plazhin e Jalës.
Sipas policisë në këtë konflikt janë përfshirë dy grupe të rinj të cilët kanë qenë duke konsumuar alkool dhe duke festuar nën shoqërinë e miqve, ku më pas ka plasur edhe sherri.
Konflikti ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit në ambientet e një lokali në Jalë që njihet si një nga plazhet më të frekuentuara në vendin tonë.
Nga ky sherr nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të saj.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes nuk janë përdorur armë pasi në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja.
g.kosovari