Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, në kuadrin e vizitës në Shqipëri u takua edhe me efektivët e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.
Drejtori i FLO-së Sokol Bizhga, bëri një prezantim të strukturës dhe detyrave që mbulon FLO.
Në përfundim të takimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i ka dhuruar Ministrit të Brendshëm të Turqisë një dhuratë simbolike, në shenjë respekti dhe vlerësimi për mbështetjen që Ministria e Brendshme e Turqisë i ka dhënë Policisë së Shtetit.
Süleyman Soylu, së bashku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj kanë biseduar nga afër me efektivët e FNSH dhe ka inspektuar disa nga mjetet që qeveria turke ka dhënë për ketë repart.