Disa ditë më parë Safet Gjici vendosi të largonte Ernest Gjokën nga stoli i Kukësit, duke e fajësuar për eliminimin nga Europa League, kundër Debrecenit hungarez.
Pasi është menduar gjatë, presidenti i Kukësit ka vendosur edhe për trajnerin e ri, që do të jetë Shpëtim Duro, i cili kthehet në stol pas disa muajsh pushim, që kur u largua nga Drita në shkurt të këtij viti.
Trajneri 59-vjeçar është një garanci, sepse ka një karrierë të pasur, aq sa ka drejtuar edhe në Kosovë e Maqedoni, ndaj Kukësi ka preferuar t’i besojë drejtimin, edhe pse në garë ishin shumë emra.
g.kosovari