Shtatëmbëdhjetë spiunë të trajnuar nga CIA janë identifikuar dhe arrestuar në Iran.
Lajmin e bën të ditur Farsnews, duke cituar drejtorin e përgjithshëm të departamentit të inteligjencës në Ministrinë e Inteligjencës.
Disa dënime me vdekje tashmë janë dhënë ndaj të arrestuarve.
Akuza me të cilën përballen është se kanë spiunuar në qendrat e ndjeshme në vend.
Farsnews, e cila është një media pranë Pasdaranit (Garda Revolucionare Islamike), e quan arrestimin goditjen e dytë të inteligjencës iraniane ndaj CIA-s. (TemA TV)