Dedikimet e perbashketa nuk mungojne por tashme jane bere me te shpeshta.
Megjithëse ende nuk e kanë pranuar publikisht marrëdhënien e tyre, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj na japin gjithnjë e më shumë sinjale që tashmë janë një çift i konsoliduar.
Dyshja të cilët përfliten prej kohësh për një romancë të nisur në ambientet e punës, janë fotografuar shpesh në aktivitete të përbashkëta, pushime në Barcelonë me stafin, ndërkohë nuk kanë munguar dhe dedikimet e shumta në rrjete sociale për njëri-tjetrin.
Së fundmi, teksa është nisur me pushime me djalin dhe familjarët e saj, dhe ndërkohë Eduarti nga ana tjetër po shijon gjithashtu disa ditë releksi ne Greqi, Arbana nuk ka nguruar t’i deklarojë publikisht atij që i mungon.
“Më mungon”- shkruan moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” në foton e postuar nga regjisori në llogarinë e tij në Instagram.
Sigurisht, as ai nuk ka mbetur indiferent ndaj kësaj deklarate dhe ja ka kthyer: “Edhe ti mua”.