Ndërtimi i një pallati të ri shumë pranë disa godinave ekzistuese ka revoltuar tej mase ish drejtoreshën e Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila kërkon nga prokuroria të nisë hetimet.
Shehaj, që mesa duket ka edhe banesën e saj në pallatin ekzistues, shpërthen në revoltë ndaj Bashkisë së Vlorës për dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati tjetër që “nuk ruan as distancën minimale”.
“A shtet aaa”, shkruan ajo teksa ngre pyetjen, a ka prokurori që të nisë menjëherë hetimet.
“Nuk hap dot as dritaren se më hy komshiu brenda, tmos mendojmë pastaj që mund të hyjë edhe një hajdut e të bëjë qejf në shtëpinë tënde”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Nuk ka munguar as ironia e ndjekësve të saj, një prej të cilëve i shkruan “shteti që deshët”.