Gati një orë ka zgjatur ceremonia e betimit të 300 deputetëve të parlamentit të ri grek pas zgjedhjeve të 7 korrikut. Kryetari i parlamentit të ri do të zgjidhet gjate seancës të ditës së enjte.
Këto zgjedhje sollën në pushtet partinë opozitare, Demokracia e Re.
Në fillim janë betuar me ceremoni fetare gjithë deputetë konservatorë.
Ka pasuar betim me Kuran të tre deputetëve myslimanë ,ndërsa shumica e ligjvënësve të deputeteve të Syriza kanë bërë betim politik.
Është hera e parë prej vitit 1974, pas rënies së juntës ushtarake, që parlamenti grek përbëhet nga 6 parti, ndërsa ka pasur në këto vite nga tre deri në tetë forca politike.
Në këtë kuvend konservatorët kanë siguruar 158 vende.
Partia opozitare e Syriza 86, Lëvizja për Ndryshim 22, Partia Komuniste 15, Zgjidhja Greke 10 dhe Mera25, 9. Dy forcat e fundit politike janë parti të reja që hyjnë në parlamentin grek.
Karakteristikë e kuvendit të ri është se 21,66% ose 61 deputetë janë gra.
Gjithashtu 112 janë zgjedhur për herë të parë.
.Për sa i përket profesioneve që mbizotërojnë, në vend të parë vijnë juristët, gjithsej 71, mjekë 36, ekonomistë 32