14 subjekte janë gjobitur nga AKU pasi u kapën duke tregtuar produkte ushqimore të skaduara.
Kontrollet janë ushtruar në Korçë dhe Fier, ku në fokus kanë qenë markete, supermarkete, byrektore dhe subjekte të përpunimit të qumështit.
Vlera totale e gjobës është 3.7 milion lekë.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Stefan Hafesllari” me aktivitet “Njesi Tregtimi”, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz”.
Gjithashtu nga kontrolli u evidentuan produkte me afat të kaluar përdorimi, në magazinën e ruajtjes së ushqimeve mungonin kushtet higjeno-sanitare si dhe subjekti nuk dispononte planin e Vetkontrollit (HAÇP) dhe sistemin e gjurmueshmërisë.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Baxho” Maliq, Korçë, u konstatua se subjekti ushrton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare (u konstatua prani e mykut dhe lagështirës në ambientet e stazhionimit).
Subjekti nuk kishte përditësuar regjistrat e planit të vetkontrollit (HAÇP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për certifikatat veterinare si dhe produktet ishin të etiketuara në kundërshtim me ligjin.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Petraq Zhidro” me aktivitet “Përpunim Qumështi”, Korçë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardi Zaçe” me aktivitet “Byrektore”, Pogradec, u kostatua se subjekti nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm, mungonin masat kundër dëmtuesve (Plani DDD) si dhe nuk kishte amabiente sanitare.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Arben Abrashi” me aktivitet “Njesi Tregtimi”, Çërravë, Pogradec, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (patatina, llokume, limontos dhe pulë e ngrirë).
Nga kontrolli i ushtuar në subjektin”Janaq Ciko” me aktivitet “Magazinë ushqimore” Fier, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (karamele, vaj, ujë, fasule etj).