Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në festivalin më të njohur evropian ‘Eurovision 2019’ me këngën “Ktheju tokës”.
Por siç tregon këngëtarja, kënga fituese në Festivalin e Këngës në RTSH duhej paguar por kjo gjë nuk ka ndodhur ende. E ftuar në emisionin “3shat”, këngëtarja u shpreh se këtë gjë e ka mësuar nga kolegë të saj të cilët kanë qenë më përpara pjesëmarrës.
“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para”, tha këngëtarja.
E pyetur nëse shpreson t’i marrë ato para, Jonida u përgjigj: “Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”./l.m