Kuvendi ka shtyre seancen e 11 korrikut. Do te mbahet ne 18 korrik. Ja arsyeja:
NJOFTIM
Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare.
Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data.