Një banderolë gjigante është shpalosur përpara Kryeministrisë nga protestuesit e opozitës.
Në të shkruhet “Rama ik” në katër gjuhë të ndryshme, anglisht, gjermanisht, italisht dhe ….greqisht.
Ndërsa në një banderolë tjetër, autorët në vend të “Partia Demokratike”, kishin shkruajtur “Partia Demokartike”. Kujtojmë se në protestën e sotme kanë qenë të pranishëm edhe dy gomerë.