Durimi i Real Madrid me Gareth Bale mesa duket është sosur. Sulmuesi uellsian është në listën e të padëshiruarve, por ai refuzon të largohet.
Ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për të gjetur një klub të ri dhe në Madrid nuk janë të kënaqur. Për momentin, klubi nuk do që ai të t’i bashkohet ekipit të parë dhe është i vendosur për ta larguar me çdo kusht.
Real ka blerë shumë lojtarë të rinj në sulm si Hazard, Rodrygo dhe Jovic, kështu që për Bale nuk do të ketë vend.
Real i ka thënë se nëse nuk do të fillojë të gjejë një ekip tjetër, atëherë do të qëndrojë në tribunë gjatë gjithë sezonit të ri.