Me rastin e Ditës së Pavarësisë, në Nju Jork u zhvillua gara tradicionale vjetore e ngrënies së hot-dogëve.
Në kategorinë e meshkujve fitoi kampioni i vitit të kaluar Joey Chestnut, i cili hëngri 71 hot-dogë për 10 minuta duke shënuar fitoren e tij të 12-të në këtë garë.
Vitin e kaluar, ai hëngri 74 hot-dogë që ishte një rezultat rekord.
“Këtë vit qëllimi im ishte të haja 75 hot-dogë. Dua të thyej rekordin, por fillova të haja shumë shpejt”, tha Chestnut.
Vendin e dytë e fitoi Darron Breedon nga Virginia, i cili hëngri 50 hot-dogë.
Në kategorinë e femrave më e mira ishte Miki Sudo.
Këtë vit ajo hëngri 31 hot-dogë për 10 minuta, ndërsa vitin e kaluar ajo arriti të hante 37 të tillë.
Gara e ngrënies së hot-dogëve lindi në Coney Island dhe çdo vit ndiqet nga mijëra njerëz.
Ajo daton që prej vitit 1972.